Lajme

Izraeli teston dozën e katërt të vaksinës te punonjësit shëndetësor


Izraeli do të bëhet shteti i parë që do të testojë dozën e katërt të vaksinës Anti-COVID.

Mbi 150 pjesëatrë të stafit mjekësor në Spitalin Shiba afër Tel Aviv do të vaksinohen me dozën e katërt të vaksinës së prodhuar nga Pfizer/BioNTech.

Ky grup i stafit mjekësor, ishte vaksinuar me dozën e tretë më 20 gusht.

Ky studim po bëhet me qëllim që të analizohet efekti i vaksinës së katërt sa i përket antitrupave, parandalimit të sëmundjeve dhe analizimit të sigurisë.

Kështu është shprehur drejtoresha e departamentit për sëmundje infektive, Gili Regev-Jochai.

Sipas tyre, ky është studimi i parë në botë sa i përket këtij lloji.

Me variantit Omicron që po përhapet në përmasa të mëdha, në Izrael është informuar se personat mbi moshën 60-vjeçare duhet të marrin dozën e katërt të vaksinës.

Vaksinimi i personave të moshuar

Mirëpo, derisa Izraeli po përgatitet për dozën e katërt, vetëm rreth 63 për qind e popullsisë së këtij shteti janë vaksinuar me të dyja dozat.

Edhe pse Izraeli është një ndër shtetet që ka zhvilluar më shpejtë vaksinën, fakti që një e treta e popullsisë është nën moshën 14-vjeçare, ka ndikuar që përqindja e njerëzve të vaksinuara me të dy dozat të jetë me e vogël.

Por, në këtë shtet tani kanë filluar të vaksinohen edhe fëmijët nga mosha pesë vjeçare, pra shkalla e vaksinimit pritet të rritet shpejtë.

Vaksinimi i fëmijëve

Izraeli ka pasur 1.36 milionë raste me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, me mbi 8 mijë e 200 persona që kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore