Lajme

Izraeli rrëzon dronët e Hezbollah-ut në drejtim të Mesdheut


Autoritetet izraelite thonë se kanë rrëzuar tre drone paraushtarake të Hezbollah-ut që po shkonin drejt një platforme gazi në një zonë të diskutueshme të Detit Mesdhe.

Zyrtarët ushtarakë të cituar nga Forcat Ajrore thonë se dronët u nisën nga Liban-i dhe u rrëzuan nga avionë luftarakë dhe raketa me bazë anijesh.

Midis Izrael-it dhe Liban-it, tensionet janë përshkallëzuar kohët e fundit për zotërimin e fushës së gazit Karish.

Izraeli pretendon se fusha është në zonën e tij ekskluzive ekonomike të njohur nga OKB-ja, por Libani gjithashtu pretendon zonën në det të hapur.

Hezbollah tha në të njëjtën kohë se shënjestroi platformën e shpimit si pjesë e një fluturimi zbulimi.

“Misioni u krye, mesazhi u mor”, thuhej në njoftimin zyrtar.

Javën e kaluar, udhëheqësi i grupit, Hassan Nazerallah, kërcënoi se do të përdorte forcën për të ndaluar Izrael-in të operonte platformën e shpimit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz tha se grupi islamik “po e pengon shtetin e Liban-it të arrijë një marrëveshje për kufijtë detarë, të cilët janë kritikë për ekonominë dhe prosperitetin e kombit libanez”.

Sulmi i Hezbollah-ut erdhi në mes të paqëndrueshmërisë politike në Izrael.

Të enjten, ligjvënësit votuan për shpërndarjen e parlamentit dhe thirrjen për zgjedhjet e pesta në katër vjet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore