Lajme

Izraeli bombardon Rafahun, të paktën 63 palestinezë të vrarë


Izraeli ka nisur një operacion në Rafah, Gazan jugore, ku prej bombardimeve gjatë gjithë natës kanë mbetur të vrarë të paktën 63 palestinezë, mes të cilëve edhe fëmijë.

Kështu ka raportuar media e Katarit, Al Jazeera, teksa një bilanc i qartë mbetet ende i pakuptuar.

Nga ana tjetër, Izraeli pretendon se ka liruar dy pengje.

Por, Hamasi e ka quajtur këtë të Rafahut një “masakër” dhe ka dënuar “vazhdimin e gjenocidit” në Gaza.

Po ashtu, vetë Ushtria izraelite e ka pohuar se dy ushtarë të saj janë vrarë gjatë luftimeve në Gazën jugore. Ata ishin pjesë e njësinë Magellan.

Sa i takon pengjeve të liruar, Izraeli thotë se ata të dy janë në gjendje të mirë mjekësore.

Më herët, Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha se Rafahu ishte nën sulm, me një numër të lartë vdekjesh të raportuara.

Ky sulm vjen pas paralajmërimeve nga komuniteti ndërkombëtar për ofensivën e planifikuar të Izraelit në qytet, ku janë strehuar 1.5 milionë njerëz.

Izraeli tha se kishte kryer sulme në jug të Gazës, duke mos dhënë detaje.

Në një deklaratë të mëvonshme në mediat sociale, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se gjatë një “operacioni të përbashkët brenda natës midis IDF, ISA [Agjencia e Sigurisë së Izraelit ose Shin Bet] dhe Policisë së Izraelit, dy pengje izraelite nga Kibbutz Nir Yitzhak u shpëtuan. : Fernando Simon Marman (60) dhe Louis Har (70)”.

Pengjet e shpëtuar u dërguan në Qendrën Mjekësore Sheba në Izraelin qendror për analiza. IDF postoi pamjet e natës të një helikopteri që u ul në një vend të paspecifikuar. Është e paqartë nëse burrat ishin në bord.

Ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, e përshkroi operacionin e shpëtimit si “mbresëlënës”. Ai shtoi: “Ne do të vazhdojmë të përmbushim zotimin tonë për t’i kthyer të rrëmbyerit, në çdo mënyrë.”

Mediat izraelite raportojnë se pengjet ishin mbajtur në katin e dytë të një ndërtese në Rafah.

Armon Aek, ushtrues detyre i drejtorit në Qendrën Mjekësore Sheba, tha më vonë: “Jam shumë i lumtur të njoftoj se këtë natë, dy pengje të liruar zbarkuan këtu”.

“Ata janë pranuar në ER [dhomën e ekzaminimit] dhe ekzaminimi fillestar është kryer nga stafi ynë i ER dhe janë në gjendje të qëndrueshme”.

Ushtria izraelite nisi operacionet e saj në Rripin e Gazës pasi më shumë se 1 mijë e 200 njerëz u vranë në jug të Izraelit më 7 tetor nga persona të armatosur të Hamasit, të cilët gjithashtu morën peng rreth 240 njerëz. Një numër i atyre pengjeve u liruan më vonë.

Sulmi izraelit i raportuar i shpëtimit të së hënës në Rafah erdhi menjëherë pasi dëshmitarët në qytet folën për dhjetëra sulme ajrore izraelite gjatë natës në veri dhe në qendër të qytetit.

Banorët vendas i thanë BBC-së se në sulm ishin përfshirë edhe helikopterë dhe varka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore