Izraeli arrin numrin më të ulët ditor të vdekjeve për tre muajt e fundit

SHFLETO
Marinela Foti
09.03.2021 12:00
Loading Icons...

Izraeli po pёrjeton një rritje të vogël të normës së infeksionit, ndërsa ekonomia po rihapet.

Mbajtja e maskёs jashtё nuk ёshtё kritike, por akoma e detyrueshme.

Izraeli doli nga bllokimi i tretë në të gjithë vendin. Fluturimet hyrëse dhe dalëse mbeten të pezulluara, përveç rasteve të veçanta. Deri më tani, 5 mijё e 899 izraelitë kanë vdekur nga virusi.

Kryeministri Benjamin Netanyhayu, njoftoi të hënën se qëllimi i tij është që gjithë popullsia e rritur e Izraelit të vaksinohen deri në fund të prillit.

“Vendi tashmë po punon për sjelljen e dhjetëra miliona vaksinave të tjera në mënyrë që të mbajë ekonominë tonë të hapur dhe të shmangë bllokimet shtesë”, tha Netanyhayu.

Ndërkohë, palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës kanë marrë 30 mijё doza të vaksinës ruse Sputnik V. 2 mijё doza të vaksinës Moderna i’u dhuruan nga Izraeli.

1 mijё e 805 njerëz kanë vdekur deri më tani në Bregun Perëndimor, ndërsa 560 kanë vdekur në Gaza.