Vende

Izraeli çel dyert për turistët nën masat anti-Covid


Izraeli ka njoftuar se do të rihapet për turistët. Po kjo vlen për të gjithë ata që janë plotësisht të vaksinuar.

Kjo hapje nis nga fundi i muajit maj, megjithëse numrat e lejuar për të hyrë fillimisht do të kufizohen.

Ky do të jetë një lajm i mirëpritur për ata që duan të shikojnë qetësinë e Detit të Vdekur, kanionin shumëngjyrësh të Makhtesh Ramon ose muret dhe rrugët antike të Nazaretit dhe Jeruzalemit.

Një numër i kufizuar i grupeve do të lejohet të hyjnë nga data 23 maj dhe numri do të rritet bazuar në situatën shëndetësore dhe progresin e programit të rihapjes. Udhëtarët individualë do të lejohen të hyjnë në Izrael në fazën e dytë të programit, në bazë të kushteve që do të caktohen.

© vvvita/Alamy Stock Photo

Edhe pse do të vaksinohen, udhëtarëve do t’u kërkohet ende t’i nënshtrohen një testi PCR para se të hipin në fluturimin e tyre për në Izrael. Ata gjithashtu do të kërkohet të bëjnë një test serologjik pas mbërritjes në Aeroportin Ben Gurion.

Ata shprehen se po zhvillohen biseda rreth krijimit të një procesi të vërtetimit të certifikimit të vaksinës që do të eliminojë nevojën për test serologjik.

“Pas një pushimi të gjatë, të detyruar, ne jemi të kënaqur që hedhim hapin e parë në hapjen e kufijve tanë për vizitorët ndërkombëtarë”, thotë Sharon Bershadsky, drejtor i Zyrës Turistike të Izraelit në MB.

“Nga bregu i bukur i Tel Aviv, historia e pasur e Jeruzalemi, mrekullia e Detit të Vdekur, mundësitë e shumta të udhëtimit në natyrë dhe shija e shkëlqyeshme e kuzhinës, ka arsye të shumta për dashamirët e udhëtimeve për të vizituar vendin tonë. Ne shpresojmë të mirëpresim të gjithë vizitorët në Izrael sa më shpejt që të jetë e sigurt”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore