Lajme

Izetbegoviç të rinjve boshnjakë: Mos u ulni kurrë në tavolinën ku diskutohet për ndarjen e Bosnjës dhe Hercegovinës


Bakir Izetbegoviç

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Bosnje e Hercegovinë, Bakir Izetbegoviç, në 98 vjetorin e lindjes së Alia Izetbegoviç-it – ish-presidentit të Bosnje e Hercegovinës – tha se ruajta e kujtimit për veprimtarinë e tij, nuk është e rëndësishme për të si djali i tij, por për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

“Duhet të kujtojmë kohën e simbolizuar nga emri i tij. Natyrisht, nuk ishte Alia që e shpëtoi BeH. Ajo u shpëtua nga qindra mijëra njerëz që ishin gati të vdisnin dhe të gjakosnin për vite me radhë në një luftë të pabesueshme që Alia e përshkroi si një ‘mrekulli të rezistencës boshnjake’, por në fund gjithçka sublimohet në disa simbole”.

“Kjo luftë e jona, përmes së cilës kombi ynë dëshmoi se e meriton të jetë faktor politik dhe se është në gjendje të durojë atë që duket e padurueshme, ia vlen të kujtohet për hir tonë, për vetëbesimin tonë dhe për kohën në të cilën jetojmë”, tha Izetbegoviç.

Ai kujtoi rrugën e babit të tij dhe burgosjen e tij për kundërshtimin e regjimit komunist të ish-Jugosllavisë.

“Alia i rezistoi atij sistemi për herë të parë si nëntëmbëdhjetë vjeçar. Herën e dytë rezistoi si plak. Ai i rezistoi një force që dukej pa masë më e fortë se ai. Ai i kapërceu të dyja. Sistemi komunist ra dhe Alia ishte presidenti i parë i BeH, dhe më pas presidenti i parë i BeH së krijuar nga Marrëveshja e Dejtonit (marrëveshja që i dha fund luftës në BeH, më 1995).

Tutje, ai shtoi se gjatë agresionit kundër BeH, “Izetbegoviç u detyrua të mbrojë vlerat themelore, jetën dhe mbijetesën e popullit boshnjak në këto zona”, duke shtuar kur është fjala për kohën e sotme ai nuk do të dorëzohej kurrë para atyre që sulmojnë BeH.

“Nuk guxon të jepen poste të rëndësishme, të mos degradohet pozita e Bosnjë-Hercegovinës dhe ata që janë sot në pushtet e bëjnë këtë. Alia Izetbegoviç do të qëndronte në top, pavarësisht se çfarë mendojnë të huajt, bashkësia ndërkombëtare, fuqitë dhe superfuqitë dhe ai do të mbronte BeH dhe nuk do të dorëzohej kurrë”, theksoi ai.

Alia Izetbegoviç, pohoi ai, “duke besuar në idealet me të cilat jetonte, nuk u dorëzua as në rrethanat kur kërcënohej me burg dhe kur ishte burgosur, edhe në vitin 1990 kur vlerësoi se popullit boshnjak kishte nevojë për një parti politike që do të pengonte skenarin që e kërcënonte BeH.

“Kush do të shkojë pas një të burgosuri, i cili u dënua për formimin e grupit, për të krijuar parti? Ai ishte i palëkundur dhe ndërtoi partinë më të fortë, e cila është edhe sot partia më e fortë në Bosnje dhe Hercegovinë”, shtoi Izetbegoviç.

Po ashtu, si potencoi se as në situatën aktuale Izetbegoviç nuk të bënte lëshime dhe “nuk do ta dorëzonte pronën shtetërore, Gjykatën Kushtetuese të BeH, Ligjin Zgjedhor dhe të gjitha ato poste që qeveria aktuale ua dorëzoi partnerëve politikë”.

“Ai do të qëndronte i vendosur dhe ky është një mesazh për të rinjtë. Amaneti im për ju të rinj sot është që të mos negocioni kurrë në asnjë kusht dhe madje të uleni në tryezën ku po negociohet ndarja e Bosnje e Hercegovinës. Nuk duhet të ketë fare diskutim për këtë. Ia detyrohemi njerëzve që u varrosën në Kovaci dhe të gjithë atyre që dhanë jetën në mbrojtjen e BeH”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore