Iwobi afër një kontratë të re me Everton-in

SHFLETO
Jon Haxhiu
19.09.2022 20:00
Loading Icons...

Forma mbresëlënëse e Alex Iwobi në fillim të sezonit për Everton do t’i shpërblehet atij me një kontratë të re me Everton, raporton Liverpool Echo.

Iëobi iu bashkua Everton-it nga Arsenali tre vjet më parë, por ka luftuar për të gjetur formë të mirë për pjesën më të madhe të kohës së tij në Goodison Park.

Por ai ka shkëlqyer nën drejtimin e Frank Lampard dhe tani kanë filluar bisedimet për një zgjatje të marrëveshjes së tij, e cila skadon në verën e vitit 2024.

Everton gjithashtu raportohet të jetë në bisedime me Anthony Gordon dhe Jordan Pickford për kontrata të reja.

Momentalisht Everton radhiten në pozitën e 13-të me shtatë pikë.