Sport

Ivan Perisic, në garë futet edhe Chelsea


Ivan Perisic është në muajit e fundit të kontratës me Inter-it. Teksa negociatat mes palëve për kontratën e re nuk kane filluar ende, për kroatin janë shtuar klubet e interesuara.

Kroati po bën një sezon nga më të mirët, që nga koha e tij në “Giuseppe Mezza”, por mosha e lartë, 33-vjeç, ka bërë Inter-in që të tërhiqet disi, për kontratën e re.

Gazetat italiane publikuan mëngjesin e kësaj të premte se Juventus-i ishte futur në garë për të marrë shërbimet e Perisic-it.

Ndërsa, mediat angleze janë shprehur se edhe Chelsea ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e anësorit të Inter-it.

Afrimi i Perisic-it në Londër do i hapte rrugën largimit të spanjollit, Marcos Alonso. Ky i fundit kërkohet nga Barcelona.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore