Aplikacione

iTest, pamja e Galaxy-së në telefonat iPhone


Kompania teknologjike, Samsung, ka zbuluar një faqe interneti që u lejon përdoruesve të iPhone-it të njihen me një pamje të re Galaxy të ekranit.

Engadget, faqe kushtuar të rejave teknologjike, tregon se faqja e quajtur iTest instalon një aplikacion Galaxy në pajisje, i cili mundëson hapjen e një ekrani të mbushur me terma dhe aplikacione.

Lidhur me qëllimin e kësaj lëvizjeje, ka të bej me bindjen e përdoruesve të iPhone-it që Samsung-u siguron një përvojë më të mirë në një mënyrë me pak aksione.

“Ne e dimë që ideja e kalimit në një sistem të ri operativ mund të jetë shqetësuese për shumë përdorues të telefonave”, ka thënë një nga përfaqësuesit e Samsung-ut të Zelandës së Re, John Alexander.

Ai ka sqaruar se iTest-i është krijuar për t’i dhënë konsumatorëve një shije të Samsung-ut pa ndryshuar telefonat. Ndërsa nuk mund të kopjojmë çdo funksion dhe veçori, përvoja u mundësohet përdoruesve të eksplorojnë një sërë aplikacionesh dhe cilësimesh nga aplikacionet e telefonit dhe mesazheve të Galaxy Store”.

Për sa i përket funksionimit, faqja përfshin thirrje dhe mesazhe të stimuluara së bashku me këshilla dhe përmbajtje ndërvepruese.

Gjithashtu përfshihen udhëzime duke shpjeguar termat, funksionimin e kamerës dhe udhëzime të tjera mbi përdorimin e pajisjes Galaxy në tërësi.

Aplikacioni iTest është zhvilluar nga Samsung-u i Zelandës së Re.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore