Euro 2020

Italia kandidate për organizimin e Euro 2028 ose Kupës së Botës 2030?


“Fitorja e Kampionatit Evropian i jep shtysë të madhe rinisjes sociale dhe ekonomike të Italisë, i jep besim vendit dhe kjo është një burim krenarie për ne”, ishin këto fjalët me të cilat foli, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, në mbledhjen e Këshillit Federal.

Numri një i futbollit në Itali nënvizoi se “Azurrët” përfaqesojnë jo vetëm një trashgimi shprese, por edhe një mundësi për rritje ekonomike dhe mirëqenië, duke kontrbuar për ta bërë Italinë një vend më të besueshëm dhe më të vlerësuar.

Nuk është për t’u habitur që hulumtimet kryesore vlerësojnë ndikimin e fitoreve të mëdha në futboll, në një rritje me të paktën 0.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, çka për Italinë përkthehet në 12 miliardë euro.

“Vetëm FIGC, falë arritjeve në Euro 2020 arriti të grumbullonte 28 milionë e 250 mijë euro, duke shtuar këtu edhe të ardhurat nga marrëveshjet tregtare, ato shkuan në rreth 36 milionë euro”, tha Gravina.

“Ne do të vlerësojmë kandidaturën e Italisë për Kampionatin Evropian 2028 ose Kupën e Botës 2030, në të cilën festohet 100 vjetori i kampionatit botëror”, shtoi Presidenti i FIGC.

Nëse Italia do të arrinte që të merrte të drejtën e organizimit të Kupës së Botës në 2030, do të barazonte Meksikën me numrin e edicioneve të organizuara, si dhe Francën, tre.

Por, për të hedhur kandidaturën duhen disa ndërhyrje dhe sipas Gravina-s “duhet të përmirësojmë gjendjen e stadiumeve sepse nëse nuk fillojmë një rrugë investimi në infrastrukturë, kurrë nuk do të jemi në gjendje të aspirojmë për organizimin e një ngjarje të madhe”, përfundoi ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore