Lajme

Italia do t’i strehojë refugjatët ukrainas në pronat e konfiskuara nga mafia


Në një intervistë me “Corriere della Sera” të premten, ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgesedeklaroi se 28 mijë refugjatë ukrainas kishin mbërritur deri më tani në Itali, shumica gra dhe fëmijë që qëndrojnë me familjen dhe miqtë.

Ajo tha se 283 prona të sekuestruara nga organizata kriminale ishin identifikuar për të akomoduar njerëzit në një afat më të gjatë.

“Refugjatëve do t’u jepet akses në kujdesin shëndetësor, fëmijët do të shkollohen dhe të rriturve do t’u jepet leje për të punuar”, shtoi ajo.

Italia po menaxhon procesin si pjesë e direktivës së mbrojtjes së përkohshme të BE-së, një instrument i hartuar në vitin 2001, por i aktivizuar vetëm në fillim të këtij muaji, që lejon shtetet anëtare të ofrojnë mbrojtje të menjëhershme për refugjatët ukrainas.

Ajo ka treguar dhe histroinë e dhimbshme të një vajze ukrainase, “ndër fëmijët që kanë mbërritur në Itali është Sofia, e cila mbeti jetime pasi motra e saj, Polina, fëmija i parë viktimë e pushtimit dhe prindërit u vranë kur makina e tyre u qëllua nga forcat ruse në Kiev. Vëllai i saj vdiq më vonë në spital. Sofia, 13 vjeç, është pranuar në spitalin San Raffaele të Romës në ‘një gjendje të rëndë’ sipas mjekëve. Në Itali ndodhet edhe gjyshja e saj”.

Ndërkohë, drejtuesit e kamionëve po planifikojnë të bëjnë grevë nga e hëna për shkak të rritjes së kostos së karburantit. Edhe peshkatarët në disa zona të Italisë janë në grevë për shkak të kostos së lartë të karburantit të varkave të tyre.

Banka italiane Intesa Sanpaolo, e cila zotëron muzeun “Galleria d’Italia” në Milano, tha se do të kthejë 23 vepra aktualisht të huazuara nga katër muzetë rusë deri më 27 mars, kur një ekspozitë e titulluar “Grand Tour”.

Ëndrra e Italisë nga Venecia në Pompei përfundon. Masa erdhi pasi Rusia i kërkoi Italisë të kthente disa vepra arti të huazuara në muze, pasi pasojat e sanksioneve kanë filluar të prekin botën e kulturës.

Kjo është dita e 16-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së mbi 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 11 mijë.

Ndërsa rreth 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse -mes tyre edhe fëmijë.

Për të ndjekur zhvillimet e fundit të luftimeve Ukrainë-Rusi kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore