Ismajli neutralizon Vlahovic-in, Empoli barazon me Juventus-in
Romario Ismailaj
14.09.2024 20:00Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli ka qenë fenomenal në barazimin pa gola të skuadrës së tij Empoli në duelin ndaj Juventus-it këtë të shtunë.
Empoli priti Juventus-in për javën e katërt të Serie A dhe ajo që ra në sy ishte një paraqitje dinjitoze e vendasve, me në krye mbrojtësin kuqezi Ismajli.
Juventus-i, edhe pse me shumë yje në fushë, nuk arriti të depërtonte në mbrojtjen mike, e cila ishte soldie përgjatë gjithë takimit.
Bardhezinjtë patën 15 tentativa në portën e Empoli-t, ku vetëm tre prej tyre ishin në kuadrat, ndërsa dy u bllokuan nga Ismajli.
Me barazimin e arritur, Juventus-i merr përkohësisht kreun e Serie A, me 8 pikë. Empoli shkon në vendin e shtatë me 6 pikë.
Më herët në Serie A u zhvillua takimi Como – Bologna i përfunduar me fitoren 2-1 të të parëve.
Ndeshja e fundit e ditës në Serie A do të jetë Milan – Venzia, e cila do të fillojë nga ora 20:45.
Të dielën do të vijnë duelet: Genoa – Roma, Atalanta – Fiorentina, Torino – Lecce, Cagliari – Napoli dhe Monza – Inter.
Të hënën luhen dy ndeshjet e fundit të javës së katërt në Serie A: Parma – Udinese dhe Lazio – Verona.