Aplikacione

Ish-Presidenti Trump bën postimin e parë pas largimit nga X


Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë postimin e tij të parë në X (ish-Twitter), pasi iu dorëzua autoriteteve në Gjeorgjia ndaj akuzave për ndikim në rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Pas ngjarjeve në janar të vitit 2021, llogaria e Trumpit ishte pezulluar “përgjithmonë”. Megjithatë, ajo u rikthye pas blerjes së platformës nga Elon Musk vitin e kaluar.

Megjatë, deri më tani, ish-presidenti nuk kishte postuar asgjë në llogarinë e tij.

Në postimin e tij të parë, Trump ka publikuar një foto pas arrestimit, me mbishkrimin  “Kurrë mos u dorëzoni”.

Më vonë, Musk ka rishpërndarë postimin e Trumpit dhe komenton “Tjetër nivel”.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore