Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, mblodhi 60 mijë euro për bamirësi që ndihmojnë fëmijët e diagnostikuar me kancer nga shitja e Renault 4 të tij të vitit 1991 dhe ia dorëzoi çelësat ofertuesit fitues të dielën.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia “Reuters”.
Biznesmeni Aleksandar Fratar vendosi ofertën më të mirë në një ankand.
“Synimi ynë ishte të ndihmonim këta luftëtarë (fëmijë)”, tha Fratar.
Pahor, një ish-model, shërbeu dy mandate si president slloven, një pozicion kryesisht ceremonial.
Ai përfundoi mandatin e tij të dytë pesëvjeçar vitin e kaluar dhe u pasua nga Natasa Pirc Musar, presidentja e parë femër e vendit.
“E dija (që në fillim) se ky nuk do të ishte një ankand për njerëzit që pëlqejnë makinat e mira, por për njerëzit që kanë zemra të mëdha”, tha Pahor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Qëndrimet kontradiktore të pushtetit për dialogun: Përpjekje për të krijuar përshtypjen që s’do e krijojnë “Zajednicën”
-
Haga ndalon reklamat e naftës dhe udhëtimeve ajrore, e para në botë
-
Koreja e Veriut zbulon fabrikën e pasurimit të uraniumit, Kim Jong-un: Përpjekjet për të rritur aftësitë bërthamore
-
Mediat serbe: Dialogu në nivel të kryenegociatorëve mbahet të martën