Lajme

Ish-presidenti Poroshenko kthehet në Ukrainë për t’u përballur me “çështjen e tradhtisë”


Ish-presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, është kthyer në Kiev më 17 janar, për t’u përballur me akuzat që rëndojnë mbi të për tradhti.

Ai ka ngritur pretendime se akuzat janë sajuar politikisht nga aleatët e pasardhësit të tij, Volodymyr Zelenskyy.

Por, nëse gjithçka vërtetohet dhe shpallet fajtor, Poroshenko rrezikon të dënohet gjer në 15 vjet burg.

Poroshenko, president nga viti 2014-2015, akuzohet si i përfshirë në shitjen e sasive të mëdha të qymyrit, që ndihmoi në financimin e separatistëve të mbështetur nga Rusia, që zhvillonin konflikt në Ukrainën Lindore në vitin 2014.

Ai i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Ish-presidenti ukrainas Poroshenko
Poroshenko përshëndetet nga mijëra mbështetës

Në aeroportin “Zhuliany” të Kievit, ku mbërriti të hënën, Poroshenko u prit nga disa mijëra mbështetës të tij.

Disa mbanin pankarta ku shkruhej: “Ne kemi nevojë për demokraci” dhe “Stop represioneve”.

Mbështetësit e Poroshenko-s i shohin akuzat kundër tij si të motivuara politikisht.

“Persekutimi i Poroshenko-s mbjell armiqësi dhe mosmarrëveshje mes atyre që shtyjnë për lidhjet më të ngushta të Ukrainës me Perëndimin”, thotë njëri prej tyre.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy

Nga ana tjetër, presidenti i Ukrainës, Zelenskyy, thotë se Poroshenko po zhvillon një luftë kundër oligarkëve që synon të zvogëlojë ndikimin e tyre në jetën politike dhe ekonomike të vendit.

Gjatë një konference, hetuesit ukrainas thanë se ishin përpjekur t’i dërgonin një fletëthirrje 56-vjeçarit, por ai kishte refuzuar të merrte dokumentet.

Ish-udhëheqësi, një nga biznesmenët më të pasur të Ukrainës, kishte qenë jashtë vendit për javë të tëra.

Ai kishte zhvilluar takime me liderët në Bruksel, Berlin dhe kryeqytete të tjera evropiane.

Në një bllokim të shkurtër në kontrollin kufitar, Poroshenko akuzoi rojet kufitare për konfiskimin e pasaportës së tij.

Më vonë, ai doli para një turme mbështetësish që valëvitnin flamurin jashtë aeroportit.

Pas vendimit të gjykatës, Poroshenko pritet të mbahet në paraburgim në pritje të hetimeve dhe gjykimit.

Marrë nga “Reuters”, përshtatur për Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore