Kosova

Ish-ministri i Rumanisë: Ne nuk e njohim Kosovën si shtet, më përpara të pranojmë humbjen, se të luajm kundër tyre


Ish-ministri i Jashtëm i Rumanisë, Theodor Melescanu ka thënë se kombëtarja e Rumanisë, nuk do duhet të pranojë të luaj kundër Kombëtares së Kosovës, në Kampionatin Evropian, që do mbahet në vitin 2024.

“Kosova nuk njihet nga një sërë shtetesh, përfshirë edhe ne, Rumaninë. Ne nuk e kemi njohur kurrë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Melescanu.

“Normalisht, Federata jonë e Futbollit, përmes Razvan Burleanut, duhet të diskutojë edhe me shtetet e tjera që kanë të njëjtin pozicion si Rumania dhe të arrijë në një metodë që nuk duhet të shkatërrojë të gjithë sistemin, por edhe të mos respektojë gjërat që janë shumë të qarta nga këndvështrimi i Rumanisë”, shtoi ai.

Më tej, ai tha se Rumania duhet të pranojë një humbje prej 3:0, përpara se të pranojë të luaj me Kosovën.

“Nëse nuk gjendet zgjidhje, ajo që mund të bëhet është të humbasim 3-0 me Kosovën”, ka thënë Melescanu.

Kujtojmë se edhe Federata e futbollit së Rumanisë ka reaguar lidhur me ndeshjen e Grupit I, mes Kosovës dhe Rumanisë.

Në një artikull të publikuar nga mediumi rumun Gsp.ro, tregoi se federata rumune po i jep kahje politike ndeshjes kundër Kosovës, dhe se do të fillojë diskutimet me Qeverinë e Rumanisë lidhur me këtë përballje.

“Marrë në konsideratë faktin që Rumania dhe Kosova janë në një grup në kualifikimet për Euro 2024 dhe duke marrë për bazë situatën gjeopolitike, Federata e Futbollit të Rumanisë do të ketë dialog me Qeverinë e Rumanisë për të mësuar kushtet për ndeshjet në të cilat përfaqësuesja jonë do të takohet me Kosovën”, kanë thënë mediumi Federate rumune.

Kujtojmë, se për kualifikueset e Euro 2024, Kosova radhitet në Grupin I, me Rumaninë, Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë e Andorrën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore