Kosova

Ish-ministri i MPB-së, Zenun Pajaziti, rrëfehet për Albanian Post për prapaskenat e shpalljes së Pavarësisë


Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti, në një intervistë për Albanian Post ka treguar se si ishte bërë plani operativ nga institucionet e sigurisë 16 vite më parë, në ditën kur do shpallej Pavarësia e Kosovës.

Atëkohë sipas tij, propaganda ishte e madhe, flitej se do kishte trazira, por përkundër zërave malinje që erdhën nga Serbia, gëzimi i madh i shqiptarëve nuk u prish, meqë nuk pati asnjë incident.

Pajaziti thotë se për këtë kontribuuan edhe shtetet mike të Kosovës.

Po ashtu, ai ka potencuar se pos hezitimit të disa vendeve që kishin kërkuar që të shtyhej data a shpalljes së pavarësisë, kishte nga to që insistonin shtyrjen e nxjerrjes së dokumenteve të reja të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore