Lajme

Ish-kryeministri i Kosovës: Mbrëmë qe hera e parë që u kritikuam hapur në Këshillin e Sigurimit


Albin Kurti ne Keshillin e Sigurimit

Për ish-kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, seanca e mbrëmshme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përbën herën e parë që Kosova u kritikua hapur për çështje që kanë të bëjnë me Serbinë.

“U dëshmua qartësisht se mungesa e bashkërendimit të veprimeve tona me aleatët ka pasoja për Kosovën”, shkroi Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

Prandaj, “mbrëmë ishte hera e parë që aleatët tanë kryesorë na kritikojnë në një diskutim të Këshillit të Sigurimit”.

Përtej kësaj, Hoti tha se kjo seancë e jashtëzakonshme e thirrur nga Serbia, pas situatës së krijuar me dinarin serb, “ishte totalisht e panevojshëm, joproduktive dhe e dëmshme për Kosovën”.

Avdullah Hoti, deputet në Kuvendin e Kosovës nga LDK

Sipas paraardhësit të Kurtit në Qeveri, “kjo qaje e kryeministrit aktual nuk i shërben integrimit euro-atlantik të Kosovës”, por për më tepër “është për keqardhje që veprimet e drejta të Kosovës, të cilat asnjë aleat nuk i konteston në aspektin kushtetues, të na kthehen si bumerang për shkak të politikës së mbrapshtë”.

Për Hotin tashmë është e qartë pse po ndodhë kjo.

Ai thotë se kur bëhet fjalë për Kurtin “ku çdo veprim shtetëror i nënshtrohet interesit elektoral momental të partisë në pushtet”.

Kosova dhe Serbia përplasen për dinarin në debatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore