Lajme

Ish-kandidati i LVV-së emërohet zëvendësministër i Mjedisit


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Jeton Raka.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, të martën ka emëruar Jeton Rakën, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot z. Jeton Rakën, zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, potencohet se kreu i ekzekutivit e uroi atë për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Jeton Raka, ishte kandidat i LVV-së, për kryetar të Kaçanikut në zgjedhjet e 17 dhjetorit 2021.

Më 1 maj, Kurti kishte emëruar Avni Zogianin si zëvendësministër të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Zogiani ishte emëruar në Qeverinë Kurti I, në të njëjtën pozitë në ministrinë që drejtohej nga Lumir Abdixhiku.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore