Sport

Ish-futbollisti i skuadrave shqiptare transferohet në ekipin zviceran


Futbollisti kosovar, David Domgjoni, është transferuar te skuadra zvicerane, Luzern.

Pas përvojës vetëm gjashtë mujore te skuadra e ligës së dytë turke, Menemenspor, Domgjoni tani ka firmosur kontratë dy-vjeçare me klubin nga Superliga e Zvicrës.

Ish-futbollisti i Tiranës, Kastriotit dhe Laçit në Kategorinë Superiore, u prezantua si blerja e re nga Luzern, që sezonin e kaluar e mbylli në vendin e gjashtë në tabelë.

Kujtojmë që 24-vjeçari ka luajtur me përfaqësueset e moshave të Shqipërisë, ndërsa majin e kaluar mori ftesë nga Kosova për ndeshjet miqësore me Guinenë dhe Gambian.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore