Kosova

Ish-diplomati malazez: Nëse Ukraina do të kishte rënë Kosova dhe BeH do të kishin paguar një çmim të lartë  


Vesko Garçeviç

Për ish-diplomatin dhe profesorin malazeze, Vesko Garçeviç, Kosova dhe Bosnja e Hercegovina do të kishin paguar një çmim të lartë nëse pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të kishte shkuar ashtu siç kishte planifikuar Moska zyrtare.

Sipas ish-ambasadorit të Malit të Zi në NATO dhe OSBE, Rusia ka arritur të dominojë hapësirën politike, mediatike dhe shpirtërore të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në botën serbe.

“Koncepti i ‘botës serbe’ nuk është thjesht një kopje e rraskapitur e ‘botës ruse’. Ai pasqyron ambiciet rajonale të Serbisë, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin përdori konceptin rus për të justifikuar aneksimin e Krimesë në vitin 2014, një veprim i ngjashëm i Beogradit, për shembull, në Bosnje dhe Hercegovinë nuk do të ishte befasues, për entitetin Republika Srpska”, ka thënë Garçeviç në një intervistë për Al Jazeera.

Rusia, shpjegon më tej Garçeviç, është në një situatë të privilegjuar kjo pasi që sipas tij Moska zyrtare nuk duhet të jetë pjesë e drejtpërdrejtë e ngjarjeve rajonale në mënyrë që të mbrohen interesat e saj.

“Nëse pushtimi i Ukrainës do të kishte shkuar siç ishte planifikuar, ndoshta do të kishte përshpejtuar tendencat negative ekzistuese dhe do të çonte në paqëndrueshmëri të mëtejshme rajonin. Mendoj se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina do të paguanin një çmim të madh”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore