Sport

Ish bashkëlojtari i Michael Jordan, kritikon atë për dokumentarin “The Last Dance”


Konflikti mes ish-yjeve të NBA-së, Michael Jordan dhe Scottie Pippen duket se nuk ka përfunduar dhe këtë herë një nga shokët e tyre të vjetër të skuadrës në Chicago Bulls ka marrë anën e Pippen, duke kritikuar mënyrën se si ai u portretizua në dokumentarin e Michael Jordan, The Last Dance.

Stacey King, i cili luajti për Bulls nga viti 1989 deri në 1994 së bashku me Jordan dhe Pippen, është aktualisht komentator për ekipin e Bulls.

“Në atë dokumentar, shumë gjëra që Scottie bëri nuk ishin të inkuadruara”.

King tha se nuk pajtohet me mënyrën se si Pippen u portretizua në dokumentarin e suksesshëm të Jordan-it, pasi kishte disa pasaktësi rreth momenteve që u përmendën rreth Scottie-t.

“Mendova se dokumentari ishte vërtet i mirë për fansat”, tha King. “Kjo u dha njerëzve diçka për të qenë të lumtur në një kohë të vështirë me COVID-in”.

“Më shumë njerëz e kuptuan se Michael ishte po aq i mirë sa thoshin prindërit e tyre”.

“Në atë dokumentar, shumë gjëra që Scottie bëri për të fituar gjashtë trofetë, nuk ishin të inkuadruara.

Gjatë vitit 2021, Pippen bëri shumë sulme dhe kritika ndaj Jordanit për mënyrën se si e portretizoi atë në dokumentarin “The Last Dance”, veçanërisht me publikimin e kujtimeve të tij të titulluara “I pambrojtur”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore