Sport

Isco do t’i bashkohet Sevilla-s si transfer i lirë


Tani më, ish mesfushori i Real Madrid ka nënshkruar me ekipin spanjoll Sevilla si transfer i lirë.

Lajmin e bëri të ditur gazetari Fabrizio Romano, ku thotë se spanjolli ka rënë dakord për një kontratë deri në vitin 2024.

“Sevilla ka arritur marrëveshje për transferimin e lirë të Isco-s! Mjekësi të hënën në mënyrë që të kompletohet marrëveshja pasi kontrata është rënë dakord deri në qershor 2024. Isco do t’i bashkohet Sevillas falë Julen Lopeteguit që e kërkonte atë prej kohësh”, shkruhej në postimin e Romano-s në Twitter.

Isco konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenj para disa viteve, por gjatë kohës në Real Madrid ai nuk luajti në shumë minuta, dhe forma e tij nuk ishte më e njëjta.

Kujtojmë se Isco ka fituar trofe të shumtë me ekipin madrilen, ku tani po kërkon të fitoi diçka edhe me Sevilla-n.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore