Lajme

Irani po përshpejton aktivitetin kibernetik që synon të ndikojë në zgjedhjet në SHBA, thotë Microsoft


Irani po përshpejton aktivitetin në internet që duket se synon të ndikojë në zgjedhjet e ardhshme në SHBA, tha Microsoft.

Aktorët iranianë kanë shpenzuar muaj të tërë duke krijuar faqe lajmesh të rreme dhe duke imituar aktivistë, duke hedhur bazat për të nxitur ndarjen dhe për të ndikuar potencialisht votuesit, zbuloi megakorporata e teknologjisë.

Raporti më i fundit i inteligjencës së kërcënimeve të Microsoft-it tregon se si Irani po evoluon taktikat e tij për zgjedhjet e afërta që mund të kenë implikime globale.

Irani mohoi se kishte plane për të ndërhyrë ose nisur sulme kibernetike në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Raporti i Microsoft përshkroi gjithashtu se si Rusia dhe Kina po shfrytëzojnë polarizimin politik brenda SHBA-ve për të çuar përpara mesazhet e tyre përçarëse në një vit zgjedhor jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Raporti i tyre identifikoi katër shembuj të aktivitetit të fundit iranian që kompania pret të rritet me afrimin e zgjedhjeve të nëntorit.

Ditë më vonë, grupi iranian u përpoq të hynte në një llogari që i përkiste një ish-kandidati presidencial, por nuk ia dolën me sukses, thuhet në raport.

Kompania njoftoi ata që ishin në shënjestër.

Një shembull tjetër përfshinte një grup iranian që krijon faqe interneti që paraqiten si faqe lajmesh të SHBA-ve, duke synuar votuesit në anët e kundërta të spektrit politik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore