Lajme

Irani: Jemi gati për t’i goditur armiqtë me avionë supersonikë rusë


“Ne i këshillojmë armiqtë që të mos bëjnë gabime strategjike, sepse Irani është gati t’i godasë, veçanërisht me luftëtarët Sukhoi-24, bombarduesit taktikë supersonikë rusë”.

Kështu deklaroi komandanti i Forcave Ajrore të Ushtrisë Hamid Vahedi, gjatë paradave të Ushtrisë në me rastin e Ditës Kombëtare të Ushtrisë.

Përveç Sukhoi-24, forca ajrore iraniane është e pajisur me luftëtarë më të avancuar dhe është e gatshme t’u japë një goditje të tillë armiqve të saj që ata nuk do të jenë në gjendje ta kompensojnë, shtoi Vahedi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore