Lajme

Irani bashkëpunon për naftë dhe çështje sigurie me SHBA-në


Irani mund të bashkëpunojë me SHBA-në për naftën dhe sigurinë në Gjirin Persik, por jo për Izraelin.

Kjo deklaratë erdhi të shtunën nga ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif.

Lidhjet midis Iranit dhe SHBA-së u përkeqësuan gjatë administratës Trump. Ish-presidenti Trump, në vitin 2018 u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, duke vendosur përsëri sanksione për Iranin. Marrëveshja u nënshkrua, në 2015 mes Iranit dhe disa fuqive botërore.

Irani, ndërkohë ka bërë thirrje për veprime konkrete nga ana e SHBA-së pasi Joe Biden u betua si president të mërkurën. Biden ka thënë se SHBA-ja do të rikthehet në marrëveshjen bërthamore nëse Irani ndyshon qëndrimet në lidhje me këtë çështje.

Sipas ministrit Zarif, Irani nuk do të lejojë ndërmjetësimin e SHBA-së për rregullimin e marrëdhenieve të Iranit me Izraelin. Ai theksoi se vendi i tij nuk do të pranojë ndërhyrje në çështjet e brendshme.

Ai shtoi se Irani do të bashkëpunojë me SHBA-në për naftën dhe sigurinë në Gjirin Persik. Pavarësisht dëshirës për bashkëpunim, ministri e sheh me skepticizëm praninë e SHBA-së në rajon sepse shkakton pasiguri./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore