Pajisje

iPhone-i i vitit 2007 shitet për 190 mijë dollarë në ankand


Në shumicën e rasteve, çmimet e iPhone-ve bien pas pasi dalin në shitje.

Por ka edhe raste të veçanta, si në ankandin në SHBA, ku një model i parë 4 GB u shit për më shumë se 190 milionë dollarë.

Kështu, ai është shitur me gati 400 herë çmimin e tij origjinal.

LCG Auctions e ka përshkruar atë si “një koleksion popullor të nivelit të lartë”, duke shtuar se dy iPhone të tjerë të mbyllur në fabrikë, edicioni i parë, janë shitur me vlera rekord vitin e kaluar.

Në faqen e internetin modeli është përshkruar si një “model jashtëzakonisht i rrallë, i mbyllur në fabrikë, i lëshimit të parë 4 GB në gjendje të jashtëzakonshme”.

“Praktikisht i përsosur përgjatë sipërfaqes dhe skajeve, vula e fabrikës është e pastër me detaje të sakta”, ka vijuar përshkrimi.

Fillimisht i shitur me pakicë për 599 dollarë, pritej të kapte 50 mijë -100 mijë dollarë, por arriti të thyente të gjitha rekordet e mëparshme.

I lëshuar për herë të parë në vitin 2007 nga shefi ekzekutiv i atëhershëm i Apple-it, Steve Jobs, gjigandi i teknologjisë mori vendimin për të ndërprerë modelin 4 GB vetëm dy muaj pasi u nxor në treg për shkak të shitjeve të vonuara.

Shumica e njerëzve vendosën të blinin modelin 8 GB, i cili u lançua në të njëjtën kohë dhe u dha përdoruesve dyfishin e hapësirës së ruajtjes, për vetëm 100 dollarë më shumë.

Çdo disa muaj, kujtime të rralla të Apple-it ose relike të jetës dhe karrierës së Jobs shiten në ankand.

Në vitin 2011, bashkëthemeluesi i Apple-it ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare pasi vuante nga kanceri i pankreasit.

Kompania ka thënë se ai kishte qenë “burimi i risive të panumërta që pasurojnë dhe përmirësojnë të gjithë jetën dhe e kanë bërë botën pa masë më të mirë”.

Ai prezantoi në botë kompjuterin shumëngjyrësh iMac, iPod, iPhone dhe iPad.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore