Pajisje

iOS 16.5 i Apple shkakton probleme në jetëgjatësinë e baterisë së iPhone-ve


Apple ka publikuar iOS 16.5 për iPhone, sipas informatave ky përditësim sjell disa rregullime të rëndësishme të defekteve, si dhe një sërë veçorish të reja.

Megjithëse shumë përdorues të iPhone-ve e kanë shkarkuar me padurim këtë përditësim, disa kanë raportuar se iOS 16.5 po ndikon në jetëgjatësinë e baterisë së tyre.

Një përdorues i mllefosur shkroi në Twitter: “Bateria me iOS 16.5 harxhohet më shpejt se më parë, dhe gjithashtu karikimi është i ngadaltë”.

Një përdorues u ankua: “Përditësimi iOS 16.5 është shumë i keq për baterinë.” Një tjetër përdorues shtoi se “iOS 16.5 ka shumë probleme, kryesisht të lidhura me jetëgjatësisë së baterisë.” Disa përdorues raportuan se performanca e baterisë së tyre ishte më e dobët se përpara përditësimit, megjithëse pas “ri-startimeve” të shumta, iPhone 13 po funksionin disi më mirë.

Megjithëse Apple ende nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje, ZDNet raporton se nuk ka gjasa që problemet e baterisë do të vazhdojnë.

Adrian Kingsley-Hughes, një studiues në ZDNet, shpjegoi se instalimi i një sistemi operativ të ri në një iPhone shkakton shumë aktivitete, të tilla si indeksimi dhe rikalibrimi i baterisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore