Auto

Ioniq 5 vjen me mision


Hyundai Motor Co, prodhuesi koreano-jugor i automjeteve, ka prezantuar modelin e ri të quajtur Ioniq 5 i cili është i pari në familjen e automjeteve elektrike.

Agjensia e lajmeve, Reuters, shkruan se modeli i ri do të jetë një shtusë për dërgimin e kompanisë deri në vitin 2025 në rangun e tretë të prodhuesve globalë të automjeteve elektrike.

Sipas Hyundai-t, Ioniq 5 bazohet në një platformë të re vetëm për automjetet elektrike e cila përdor teknologjinë e vet të modulit të baterisë dhe kërkon më pak përbërës se sa modelet ekzistuese të kompanisë. Kjo mundëson që prodhimi të jetë më i shpejtë dhe me kosto më të ulët.

Modeli i ri është pjesë e qëllimit afatgjatë të kompanisë për të arritur 10% të shitjeve globale të makinave elektrike deri në vitin 2025.

“Ne presim që kërkesa e këtij viti për automjetet elektrike do të rritet me 30% krahasuar me vitin e kaluar”, ka treguar gjatë një konference Chang Jae-hoon, president i kompanisë Hyndai.

Reuters shpjegon se Ioniq 5 do të ketë një distancë maksimale lëvizëse prej 480 kilometra dhe do të ofrojë dy opsione të baterisë, 58 dhe 72.6 kilovat për orë.

Lidhur me çmimin, Hyundai nuk ka dhënë shumë detaje, mirëpo në Evropë mund të fillojë me shumën 42 mijë euro.

“Hyundai synon shitjet e 100 mijë njësive globale vitin e ardhshëm me rreth 30% deri në 40% në Evropë, 30% në Amerikën e Veriut dhe 20% në Korenë e Jugut”, shton Reuters.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore