Lajme

Investitori me ndikim bashkë me aksionerët kundër Shell-it


Menaxheri më i madh i fondit britanik ka ushtruar presion mbi Shell-in pas bashkimit me aksionerët rreth planeve të kompanisë së naftës për uljen e emetimeve të karbonit duke thënë se atyre u mungon besueshmëria dhe ambicia e kërkuar për të luftuar ngrohjen globale.

Agjencia e lajmeve, The Guardian, tregon se Menaxhimi Ligjor dhe i Përgjithshëm i Investimeve (LGIM), i cili është edhe menaxheri më i vjetër i fondeve në Londër, ishte mes investitorëve pas një vote të konsiderueshme të investitorëve kundër synimeve të tranzicionit klimatik të Shell-it.

Ai e ka arsyetuar lëvizjen duke thënë se iu bashkua aktiviteteve që kërkonin përparim më të shpejtë pasi nuk besonte se plani i kompanisë anglo-holandeze ishte i besueshëm.

“Ne mbetemi të shqetësuar që forca e synimeve të përkohshme (deri në 2035-ën) dhe planet e zbuluara për prodhimin e naftës dhe gazit nuk arrijnë nivelin e ambicies së kërkuar nga kompania për të pretenduar në mënyrë të besueshme rreshtimin në një rrugë 1.5C”, ka thënë LGIM-ja.

Gjatë takimit vjetor të kompanisë, rezoluta e aksionerëve që i drejtoi thirrje Shell-it të bëjë më tepër për të trajtuar emergjencën e klimës duke vendosur objektiva detyrues të reduktimit të emetimeve të karbonit mori 30 për qind të votave. Dhe LGIM-ja ishte në favor të votuesve.

The Guardian shkruan se rezultati i këtij votimi përfaqëson një përshkallëzim të presionit mbi Shell-in. Kjo do të thotë që kompania do të detyrohet të konsultohet me aksionerët dhe të raportojë mbi pikëpamjet e tyre brenda gjashtë muajve.

Rezoluta u paraqit nga grupi Follow This, i cili përdor investime aktiviste për të ushtruar presion mbi kompanitë e naftës mbi dekarbonizimin në përputhje me kufijtë e vendosur në vitin 2015 në marrëveshjen e klimës të Paris-it.

Ndërsa Shell-i paraqiti një votim mbi “strategjinë e saj të tranzicionit të energjisë” për të zvogëluar emetimet e karbonit.

Por, rezoluta mori 88 për qind të votave të hedhura pro dhe LGIM-ja u kthye kundër strategjisë së menaxhimit në favor të Follow This.

Themeluesi i grupit, Mark van Baal, është shprehur se “ky është me të vërtetë një sinjal i fortë për bordin e Shell-it se synimet e tyre aktuale nuk janë të mjaftueshme për të arritur qëllimet e marrëveshjes së klimës së Paris-it. Kjo është ajo që investitorët po e kuptojnë një e nga një”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore