Lajme

Intervistë me Sekretarin Shkencor të Institutit Albanologjik, Lulzim Lajçin – “Pavarësisht pandemisë, arritëm suksese”


Sekretari Shkencor i Institutit Albanologjik, Prof.Dr. Lulzim Lajçi

Instituti Albanologjik sikurse edhe institucionet e tjera shkencore ishte i sfiduar nga pandemia edhe gjatë vitit 2021.

Albanian Post lidhur me punën njëvjeçare të Institutit Albanologjik në Prishtinë, ka zhvilluar një intervistë me Sekretarin Shkencor, Prof.Dr. Lulzim Lajçin.

Gjatë vitit 2021 Instituti Albanologjik, në përputhje me rrethanat e rënduara nga pandemia, ka zhvilluar aktivitetet e mundshme për realizimin e projekteve shkencore të nisura më parë në përputhje me programin e vet të punës.

“Aktiviteti kryesor i sektorit të shkencës është fokusuar në realizimin e 42 projekteve, nga të cilat 39 ishin individuale, ndërsa 3 kolektive”.

“Në Degën e Gjuhësisë janë realizuar 8 projekte individuale dhe një projekt kolektiv; në Degën e Letërsisë janë realizuar 7 projekte individuale; në Degën e Historisë 10 projekte individuale dhe dy kolektive; në Degën e Folklorit 10 projekte individuale dhe në Degën e Etnologjisë 4 projekte individuale dhe një projekt kolektiv”, ka thënë Lajçi.

Ai ka shtuar se pjesëmarrja e punonjësve të Institutit Albanologjik në konferenca dhe aktivitete shkencore të organizuara jashtë Kosovës ka qenë e paktë si rrjedhojë e mosmbajtjes së aktiviteteve të planifikuara.

Megjithatë sipas tij ndonjë aktivitet është organizuar edhe në formatin online.

“Kështu sivjet kemi pasur një numër më të kufizuar kumtimesh në aktivitet e organizuara në vend, gjithsej tetë sosh dhe njëmbëdhjetë kumtime në aktivitete të organizuara jashtë vendit”.

Lajqi ka thënë se puna kërkimore në terren dhe në arkiva është zhvilluar në rrethana të rënduara të kufizimeve të rrepta që kanë ekzistuar si rezultat i pandemisë.

“Për rrjedhojë vetëm katër studiues kanë realizuar kërkime në arkiva, biblioteka dhe në terren”.

“Sektori i përgjithshëm i ka kryer detyrat e veta të parapara me ligj dhe aktet nënligjore të Institutit”, ka thënë ai.

Por, gjatë vitit 2021 Instituti Albanologjik ka organizuar edhe bashkorganizuar një numër të kufizuar aktivitetesh shkencore e përuruese e të ngjarjeve me rëndësi për kulturën dhe historinë kombëtare.

Sipas Sekretarit Shkencor të këtij institucioni është mbajtur Java e Albanologjisë me “pesë sesione, 85 pjesëmarrës, prezantimi i botimeve të viteve 2019 dhe 2020 me gjithsej 85 kumtuesa”.

Ai ka thënë se është organizuar edhe një konferencë shkencore me titull “Pranvera shqiptare 1981 – kthesë në historinë kombëtare, ku janë prezantuar 20 kumtuesa.

Është mbajtur edhe një “Tryezë shkencore ‘Jetësimi i figurave të këngëve dhe të valleve shqiptare, organizuar nga Dega e Folklorit me shtatë kumtues”.

Është mbajtur akademi solemne me rastin e 85-vjetorit të lindjes së Akademik Rexhep Qosjes, bashkorganizuar me kolegjin universitar AAB.

Lajqi ka thënë se janë mbajtur edhe disa tryeza të tjera shkencore si ajo për “Nuhi Vincën” me pesë kumtues, “Metush Krasniqin”, Kadri Halimin, me pesë kumtues.

“Është mbajtur edhe Kuvendi Ndërkombëtar i Studimeve Albanologjike, bashkorganizator, Kongresi Arsimor Kombëtar i Lushnjës, Seminari shkencor Praktikat imagjinare dhe të zhdërvjellëta të migrantëve shqiptarë, bashkorganizuar me Universitetin Humbold të Berlinit, me tetë referues”.

Ndërsa janë promovuar edhe disa vepra si ajo e “Rexhep Qosja – filozof, ideolog dhe politikan i çështjes kombëtare’ të Kudusi Lames, me pesë referues, Gëzim Aliu, ‘Proza shqipe e viteve 1920-1944’, Mehmet Rukiqi, ‘Ramdan Shabani – Misionar i Pajtimit’”.

 

29 Vepra të botuara

Një dimension të rëndësishëm të punës së Institutit Albanologjik e përbën edhe veprimtaria botuese e punonjësve dhe e bashkëpunëtorëve të tij.

Lajçi për Albanian Post ka thënë se gjatë vitit 2021 janë botuar ose janë në procesin e shtypit, gjithsejtë 29 vepra.

Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 51, Gjurmime albanologjike – folklor dhe etnologji 51, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave filologjike 51, Gjuha shqipe nr. 1/2021, Gjuha shqipe nr. 2/2021, Gjuha shqipe nr. 3/2021, Albanologji nr. 11 – I, Albanologji nr. 11 – II, Kumtime historike 2, Kumtime gjuhësore 1”.

Ndërsa, vepra të tjera janë si ajo e Kudusi Lama, Rexhep Qosja – filozof, ideolog dhe politikan i çështjes kombëtare, Memli Krasniqi, Kosova 1981-1989: fillimi i shpërbërjes së RSF të Jugosllavisë, Nuhi Vinca, Lirika popullore shqiptare e dashurisë, Mehmet Rukiqi, Ramadan Shabani, misionar i pajtimit, Skënder Hoxha, Anekdota nga Dushkaja dhe krahina të tjera të Rrafshit të Dukagjinit, Lulëzim Nika, Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999.

“Meliza Krasniqi, Kritika dhe letërsia, Blerina Rogova, Vdekja në letërsinë moderne shqipe, Shefkije Islamaj, Ligjërimi, gjuha dhe stili në krijimtarinë letrare moderne e postmoderne të Rexhep Qosjes, Arbnora Dushi, Folklori kujtesë e praktikëNjë perspektivë e re njohëse për folkloristikën, Shpresa Ismajli, Veçori leksikore dhe stilistike në tromanet e Rexhep Qosjes, Afërdita Abdullahu, Leksiku dialektor i Kosovës Perëndimore dhe Jugperëndimore”.

“Adem Zejnullahu, Trajtime albanologjike – trashëgimi kulturore, Shpend Avdiu, Gazeta  “Dashamiri” / “Dashamiri i ri” (1907 – 1908) – këndvështrime sociopolitike dhe kulturore, Salih Bytyqi, Tri variantet e poemës së Ali Podrimjes për Kosovën, Vjosa Osmani, Gjuha e grave në Kosovë, Emin Krasniqi, Leksikon i termave të gjuhësisë kognitive, Valon Shkodra, Zejet tradicionale të qytetit të Prishtinës (Katalog) dhe vepra e Zekeria Rexha, Kangë popullore shqiptare të Kosovës e Metohisë”, ka thënë ai.

Për veprën e Zekeria Rexhës, Kangë popullore shqiptare të Kosovës e Metohisë, Albanian Post ka realizuar një storie se si kjo vepër ishte vepra e parë shqiptare e ndaluar nga regjimi jugosllav.

Instituti Albanologjik sipas Sekretarit Shkencorë të saj, ky institucion ka arritur edhe disa marrëveshje bashkëpunimi gjatë vitit 2021.

“Nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me ASHSH, Nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me ASA për realizimin e projektit ‘Atllasi etnologjik i fshatit shqiptar’, Nënshkrimin e marrëveshje trepalëshe Instituti Albanologjik, Akademia e Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Trashëgimisë Shkencore e Kulturore të Shqiptarëve”.

“Nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit me Fondacionin Kosovar Trashëgimia Kulturore pa Kufij (CHwB Kosova) për realizimin e projektit ‘Hulumtimi dhe dokumentimi i vlerave shpirtërore të kullave në Rrafshin e Dukagjinit në Kosovë’, si pjesë e projektit evropian Ilucidare dhe Nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit me Institutin e Hulumtimeve dhe Studimeve Islame”, ka thënë për fund Lajçi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore