Sport

Intervista e Schumacher me Inteligjencën Artificiale, shkarkohet kryeredaktorja e revistës


Redaktori i një reviste gjermane, i cili publikoi një ‘intervistë’ të gjeneruar nga inteligjenca artificiale me Michael Schumacher është shkarkuar.

Botuesi i revistës i ka kërkuar falje familjes së legjendës së Formula 1.

Schumacher, shtatë herë kampion bote, pësoi lëndime të rënda në kokë në një aksident me ski në dhjetor 2013 dhe që atëherë nuk është parë në publik, duke qenë në gjendje vegjetative.

Revista “Die Aktuelle” botoi një ballinë me një titull “Michael Schumacher, intervista e parë”.

Një shirit nën një foto të buzëqeshur të Schumacher lexonte “dukej befasisht e vërtetë” dhe doli në artikull se citimet e supozuara ishin prodhuar nga AI.

Artikulli është botuar duke përdorur një program AI të quajtur charatcter.ai, i cili gjeneroi artificialisht ‘citate’ të Schumacher për shëndetin dhe familjen e tij.

“Unë me ndihmën e ekipit tim mund të qëndroj vetëm dhe madje të eci ngadalë disa hapa”, lexojnë ‘citimet’ e Schumacher.

“Gruaja dhe fëmijët e mi ishin një bekim për mua dhe pa ta nuk do t’ia kisha dalë. Natyrisht edhe ata janë shumë të trishtuar, se si ka ndodhur gjithçka”.

“Ata më mbështesin dhe po qëndrojnë fort në anën time”.

Këto ishin disa nga pasazhet e intervistës.

Familja e Schumacher tha të premten se ata planifikojnë të ndërmarrin veprime ligjore kundër revistës dhe gjatë fundjavës botuesi i saj kërkoi falje.

“Ky artikull pa shije dhe mashtrues nuk duhet të ishte shfaqur kurrë. Ai në asnjë mënyrë nuk përmbush standardet e gazetarisë që ne – dhe lexuesit tanë – presim,” tha Bianca Pohlmann, drejtoreshë menaxhuese e grupit mediatik Funke.

Si rezultat i publikimit të këtij shkrimi do të nxirreshin edhe pasoja të menjëhershme personeli.

Kryeredaktorja e Die Aktuelle, Anne Hoffmann, e cila mban përgjegjësinë gazetareske për gazetën që nga viti 2009, do të lirohet nga detyra që nga sot.

Pas aksidentit të tij në ski, Schumacher u vu në një koma të induktuar dhe u soll në shtëpi në shtator 2014, me gjendjen e tij mjekësore që nga familja mbahet private prej vitesh.

Schumacher, 54 vjeç, fitoi dy nga titujt e tij botërorë të pilotëve F1 me Benetton në 1994 dhe 1995, ndërsa ai rroku pesë radhazi për Ferrari nga 2000 deri në 2004.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore