Sport

Interi do të largojë Arnautovicin në verë


Marko Arnautovic

Inter-i po mendon të shkurtojë periudhën e Marko Arnautovic-it me klubin duke i ndërprerë kontratën këtë verë.

Sipas një raporti nga “La Gazzetta dello Sport”, Inter-i do të shkurtojë kontratën e Arnautovic-it me klubin. Austriaku iu bashkua zikaltërve nga Bologna verën e kaluar.

Skuadra e Simone Inzaghi-t pagoi rreth 10 milionë euro për të sjellë 34-vjeçarin nga Bologna dhe nënshkroi një kontratë prej 3.5 milionë eurosh në vit për dy sezone.

Ideja e Inter-it ishte që të kishte një sulmues veteran rezervë pas lojtarëve si Lautaro Martinez dhe Marcus Thuram në skuadër.

Sidoqoftë, sezoni i Arnautovic ka qenë i rrënuar me dëmtime të shumta dhe paraqitje nën nivel sa herë që ai ka luajtur.

Kryesuesit e ligës pritet të diskutojnë një zgjidhje të mundshme për këtë çështje me përfaqësuesit e lojtarit në ditët në vijim dhe bisedimet parashikohen të çojnë në një lamtumirë të hershme për të.

Me Mehdi Taremi-n që do të mbërrijë këtë verë, Marko Arnautovic konsiderohet si tepricë dhe largimi i tij është opsioni i përshtatshëm për të dyja palët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore