
Ndeshja mes Inter-it dhe Bologna-s ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 3:1.
Dueli ishte plotësisht i dominuar nga vendasit, të cilët arritën të shënojnë tre gola në pjesën e parë.
Ishin Bologna, ata të cilët shënuan të parët, në minutën e 22-të, me anë të Lykogiannis, por kjo vetëm i nervozoi Inter-in.
Në minutën e 26-të, Edin Dzeko shënoi golin e barazimit për Inter-in.
Pas vetëm 10 minutave, Inter-i dolën në epërsi me anë të Di Marco-s.
Ndërsa pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 42-të, Lautaro Martinez shënoi për të dyfishuar epërsinë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 49-të, Di Marco shënoi përsëri për Inter-in.
Pas vetëm 10 minutave, Calhanoglu shënoi nga penalltia.
Për rezultatin përfundimtar, u përkujdes Gosens, i cili shënoi në minutën e 76-të
Ndeshjet e tjera në Serie A, përfunduan kështu:
Fiorentina 2:1 Salernitana
Torino 2:0 Sampdoria
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com