Sport

Inter, rinovimi 25 milionësh i Barella-s është gati


Inter-i kërkon të rinovojë kontratën me një prej lojtarëve më të spikatur, Nicolo Barella-n. Mesfushori është një nga pikat kyçe të skuadrës zikaltër dhe Kombëtares së Italisë.

Në dy sezone dhe në të tretin që po luan aktualisht, Barella ka bindur drejtuesit për t’i ofruar atij një kontratë të re. Sezonin e kaluar ai u shpall “Mesfushori i Vitit” në Serie A.

24-vjeçari me kontratën aktuale do të jetë pjesë e Inter-it deri në vitin 2024. Ndaj klubi po kërkon që ta zgjasi kontratën edhe me dy vite të tjera, deri në 2026. Natyrisht edhe me rritje të pagës. Kontrata e re që është gati nga klubi kap shifrën totale të 25 milionc eurove.

Ideja e klubi është që të vijohet me pagën 2.5 milionë euro deri në 2023 dhe më pas të rritet gradualisht, duke u kompesuar në vitet në vijim. Pra ajo do të shkojë në 6 dhe 7 milionë euro deri në 2026, sa të kap shifrën e 25 milionë eurove neto.

Gjithashtu nuk parashikohet që të shtohet klauzolë largimi në të, pavarësisht se PSG-ja dhe Liverpool-i janë shumë të interesuara.

Barella është paraqitur në total në 96 ndeshje me fanellën zikaltër. Tetë gola dhe 27 asiste mbajnë emrin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore