Sport

Inter-i prezanton ofertën e parë për Morata-n


Mediumi italian, “SportItalia” bën me dije se Inter-i i ka dërguar Atletico Madrid-it ofertën e parë për sulmuesin e tyre, Alvaro Morata-n.

Zikaltrit janë tani në treg për një sulmues të ri pas vendimit të tyre për të hequr dorë nga Romelu Lukaku, i cili mërziti klubin duke negociuar me Juventus-in dhe duke qenë i largët në javët e fundit.

Interi ka identifikuar një sërë objektivash interesante, duke përfshirë Folarin Balogun të Arsenal-it, por sulmuesi amerikan kushton mbi 50 milionë euro.

Siç raportohet nga “SportItalia”, Inter-i i ka paraqitur Atletico-s një ofertë prej 15 milionë euro për Morata-n, ofertë kjo që është 5 milionë euro më e ulët se kërkesa e Atletico Madrid-it.

Raportet e mediave janë të ndara në lidhje me klauzolën e lirimit të 30-vjeçarit, me klubin që sugjeron se është rreth 20 milionë euro dhe shoqëruesit e lojtarit pretendojnë se kanë një dokument që e lejon atë të largohet për rreth 10-11 milionë euro.

Raportohet që Roma ka pasur takim me përfaqësuesit e sulmuesit spanjoll gjatë ditës së hënë për të sqaruar kostot e një marrëveshjeje dhe Tiago Pinto tani do të flasë me menaxhmentin për të kuptuar hapat e ardhshëm.

Gjithashtu, të interesuar për Morata-n janë edhe Milan-i dhe Juventus-i, me këta të fundit që objektiv primar e kanë transferimin e Romelo Lukaku-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore