Sport

Inter-i përgatit sulmin për Paulo Dybala-n


Pas lajmeve që Paulo Dybala, nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Juventus-in, Inter-i është duke përgatitur terrenin për transferimin e argjentinasit.

Juventus-i dhe Dybala ishin shumë pranë nënshkrimit të kontratës së re. Por, papritur gjithçka ndryshoi. Bardhezinjtë të pasigurtë nga forma fizike e “La Joya” ndryshuan kushtet e kontatës, duke i ofruar rinovimin katër-vjeçar me pagë më të ulët se aktualja.

Një situatë e tillë nuk u prit mirë nga Dybala. Tashmë argjentinasi duket se nuk do të jetë pjesë e Juventus-it për sezonin e ardhshëm.

Inter-i që kërkon të përfitojë nga kjo situatë po përgatitet. Arturo Vidal-i dhe Matias Vecinio pritet të largohen, për t’i lënë vendin argjentinasit. Por edhe për të përmbushur kërkesat ekonomike të këtij të fundit.

Pasi transferoi, Hakan Calhanoglu-n nga Milan-i sezonin e kaluar, me parametra zero, Beppe Marotta po kërkon të bëjë të njëjtën gjë me Dybala-n.

Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për Inter-in. Barcelona dhe Tottenham-i janë gjithashtu të interesuara për shërbimet e 28-vjeçarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore