
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, qëndrimi i Romelu Lukaku-t në Inter përtej vitit 2023 nuk është i garantuar pasi klubi dhe Simone Inzaghi janë të zhgënjyer nga periudha e dytë e sulmuesit në “Stadio Meazza”.
Lukaku po përballet me lëndime këtë sezon dhe do të mungojë për ndeshjen e nesërme të Kupës së Italisë kundër Parma-s për shkak të një tjetër problemi në gju.
Lukaku ka shënuar dy gola në tetë paraqitje këtë sezon dhe u fut në lojë vetëm në pjesën e dytë të barazimit 2:2 të Inter-it kundër Monza-s të shtunën.
Così #Lukaku non è da Inter. Ora il club si interroga: il prestito bis è in discussione https://t.co/IepwChSLll
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) January 9, 2023
Sipas “Gazzetta”-s, drejtorët e Inter-it po bëjnë vlerësimet e tyre dhe qëndrimi i Lukaku-t në klub përtej vitit 2023 nuk është i garantuar.
Gjigantët e Serisë A investuan rreth 20 milionë euro për ta rikthyer sulmuesin nga Chelsea verën e kaluar, duke marrë parasysh pagën dhe tarifën e huazimit dhe atyre do t’u duheshin po aq para për të zgjatur huazimin e tij deri në qershor të vitit 2024.
Drejtorët e klubit, presidenti Steven Zhang dhe trajneri Simone Inzaghi po bëjnë vlerësimet e tyre, duke e ditur se nuk kanë një mundësi për ta bërë të përhershme lëvizjen e Lukaku-t gjatë verës.
29-vjeçari nuk është as në planet e Chelsea-t dhe dëshiron të qëndrojë në Inter përtej këtij sezoni, por zikaltrit presin më shumë prej tij në pjesën e dytë të sezonit.
Kujtojmë që Chelsea e transferoi Lukaku-n në verën e vitit 2021 për një shifër prej 113 milionë eurove.
Kjo shifër rekord erdhi pasi belgu e kaloi një sezon shumë të mirë te Inter-i, duke shënuar 30 gola dhe duke asistuar në 10 të tjerë në 44 ndeshje në të gjitha garat gjatë sezonit 2020-21, ku ziklatrit e fituan titullin kampion në Serie A.
Megjithatë, te Chelsea Lukaku zhgënjeu me paraqitjet e tij, ku nuk mundi ta shfaqte asnjëherë formën që e kishte te Inter-i, çka bëri që përsëri ta lejojë një huazim në Milano.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Zgjerimi i BE-së është imperativ gjeopolitik për sigurinë, thotë Gjermania
-
Kosto të larta të marrëveshjes, Italia po mendon për video-konferenca për dëgjimet e emigrantëve
-
Ukraina “nuk do të tërhiqet” kundër Rusisë, pasi ajo kërkon mbështetjen e Perëndimit
-
Lajçak e informon Sarrazin-in për zhvillimet e fundit në dialog