Futboll

Inter-i në shitje?


Zhang Jindong, pronari i Suning Group, foli në konferencë për të ardhmen e kompanisë Nanjing. Fjalët e tij ndikojnë indirekt edhe për Inter-in, pasi – siç raportohet nga Titan Sport Plus, një nga mediat më të rëndësishme sportive japoneze – programet strategjike duket se largohen nga bota e futbollit, duke konfirmuar thashethemet sipas të cilave pronësia është e orientuar drejt shitjes së klubit nerazzurri (zibluve).

Ky është një fragment nga fjalët e Zhang-ut: “Ne duhet të përqendrohemi në fushën kryesore të betejës, të punojmë në zbritje, të rishikojmë vijën e betejës. Ne do të përqendrohemi në shitjet me pakicë, do të mbyllim dhe do të presim aktivitetet tona të parëndësishme në favor të shitjes me pakicë. Pa hezitim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore