Sport

Inter-i në kërkim të zëvendësuesit të ‘Pirelli-t’


Skuadra e Inter-it ka përfunduar bashkëpunimin me sponsorin legjendar të tyre “Pirelli” pas 26 vitesh dhe tanimë është në kërkim të një sponsori të ri.

Një platformë amerikane është shfaqur për të marrë të drejtën për të qenë në pjesën e përparme të fanellës zikaltër “Socios.com”.

Sipas “La Gazetta dello Sport”, klubi i Inter-it kërkon që të përfitojë rreth 20 milionë euro në vit nga sponsori, qoftë ky “Socios.com” ose jo.

Ndërkohë përpara se të niste pandemia, zikaltrit kërkonin 25-30 milionë euro.

Por, shifra prej 20 milionë eurosh që kërkon Inter-i, nuk do të jetë e vetmja që do të përfitojnë nga sponsorat në fanellë, pasi kompania kineze “Lenovo” do të jetë sponsori i pasëm në fanell edhe do të paguajë rreth 10 milionë euro në sezon.

“Socios.com” gjithashtu ka marrëveshje sponsorizimi me Barcelona-n, PSG-n, Juventus-in, Milan-in, UFC-n etj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore