Përballje

Inter-i ka epërsi të dyfishtë përballë Milan-it në finalen e Superkupës së Italisë


Pjesa e parë e finales së Superkupës së Italisë mes Milan-it dhe Inter-it përfundoi me epërsinë e dyfishtë të këtyre të fundit.

Dueli ishte kryesisht i dominuar nga Inter-i të cilët më shumë mundësi shënimi se rossonerët.

Goli i parë erdhi në minutën e 10-të, ku shënoi Federico Dimarco pas asistimit të Nico Barella-s.

Pas vetëm 11 minutave, Inter-i dyfishuan epërsinë, por këtë herë ishte Edin Dzeko ai i cili shënoi, pas asistimit të Bastoni-t.

Me rezultatin momental, Inter-i do fitojë trofeun e parë të sezonit.

Nëse Milan-i duan të kenë ndonjë shancë për të përmbysur rezultatin, atëherë ata duhet të futen në pjesën e dytë, si një ekip plotësisht ndryshe.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore