Sport

Inter-i gjunjëzon Milan-in dhe thellon diferencën në krye


Inter-i i Antonio Conte-s, ka mposhtur me rezultatin 0-3 Milan-in e Stefano Pioli-t, në San Siro. Ndeshja e luajtur për llogari të javës së 23 të Serisë A, u vulos nga një dopietë e Lautaro Martinez-it dhe goli i Romelu Lukaku-t.

Ndeshja ishte e luftuar nga të dy ekipet, që kërkuan rrugën e golit në pjesën e parë, por që vetëm Inter-i mundi të realizonte. Martinez-i i suprizoi vendasit që në minutën e 5 të takimit. Argjentinasi shënoi për 0-1, pas një asisti nga Lukaku.

Pjesa e parë nuk do të kishte ngjarje të tjera, përveç dy kartonave të verdhë, respektivisht nga një për secilin ekip. Në të 12’ ndëshkohet Simon Kjaer-i dhe në të 22’ Achraf Hakimi.

Pjesa e dytë fillojë me të njëjtin ritëm si e para, me të dy ekipet që kërkonin golin. Por, do të ishte përsëri Martinez-i që do të shënonte për 0-2 në të 57’. Kësaj radhe për sulmuesin asistoi kroati Ivan Perisiç-i.

Nëntë minuta më vonë, Perisiç-i asiston edhe për sulmuesin tjetër, Lukaku-n, me këtë të fundit që vulosi fitoren e Inter-it, 0-3.

Në përfundim të takimit, lojtari me notën më të lartë sipas Sofascore-s ishte Samir Handanoviç-i me 9.3, i ndjekur nga Martinez-i me 8.5, Perisiç-i me 8.3 dhe Lukaku me 8.

Për kuqezinjtë më të mirët në fushë ishin, Zlatan Ibrahimovic-i me notën 7.5, Davide Calabria me 7.4 dhe dyshja Hakan Çalhanoglu- Ante Rebiç me 7.1.

Lojtarët më të dobët në fushë ishin Gianluigi Donnarumma, që bëri një ndeshje për t’u harruar dhe u vlerësua me notën 6.2. Pas tij vinte Franck Kessie me 6.4.

Me fitoren e arritur, Inter-i thellon diferencën në vendin e parë. Zikaltrit kanë 53 pikë pas 23 javësh, ndërsa kuqezinjtë e vendit të dytë kanë 49 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore