
Raportet në Spanjë sugjerojnë se Interi tashmë ka rënë dakord për kushtet me mbrojtësin veteran të Real Madrid-it, Nacho Fernandez, i cili do të mbetet lojtar i lirë në fund të këtij sezoni.
Zikaltrit kanë nevojë për një zëvendësues për Milan Skriniar, i cili do të përfundojë kontratën e tij dhe do të bëjë kalimin në Paris Saint-Germain me parametra zero, vetëm 12 muaj pasi Inter-i refuzoi rreth 60 milionë euro për shitjen e tij.
Ndërkohë, Real Madridi është i zënë me “pastrimin” e skuadrës së tyre, me Eden Hazard, Marcos Asensio, Karim Benzema dhe Nacho që të gjithë do të largohen këtë verë.
Nacho-Inter, in Spagna danno l'affare per fatto, ma i nerazzurri non mollano Chalobah e Pavard https://t.co/uKUtluELZt
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) June 4, 2023
Sipas burimeve spanjolle, 33-vjeçari Nacho tashmë ka rënë dakord me Inter-in, i cili do të jetë klubi i tij i parë pas një jete në Real Madrid-in nga akademia e tyre e të rinjve në skuadrën kryesore.
Do të ishte një marrëveshje deri në qershor 2026 me një pagë të ndihmuar nga “dekreti i rritjes” për uljen e taksës për talentet që vijnë në Itali nga jashtë.
Megjithatë, “La Gazzetta dello Sport” këmbëngul se ai është vetëm një nga disa opsione për gjigantët e “San Siro”-s, të cilët po kërkojnë gjithashtu Benjamin Pavard nga Bayern Munich me 20 milionë euro dhe mbrojtësin e Chelsea-t, Trevoh Chalobah.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shtëpia e Bardhë e shqetësuar me dislokimin e trupave serbe pranë kufirit: Të gatshëm t’ia sigurojmë burimet KFOR-it
-
Suficiti buxhetor i Shqipërisë trefishohet në tetë muajt e parë të 2023-it
-
The Times: Trupat britanike në gatishmëri për të ulur tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë
-
Shtetet e Bashkuara i treguan “kufijtë” Serbisë, përmes të gjitha rrugëve diplomatike