Sport

Inter-i blen përfundimisht Asllanin


Kristjan Asllani do të jetë përfundimisht futbollist i skuadrës së Inter-it.

Mesfushori kuqezi ishte në huazim te klubi zikaltër nga Empoli, derisa ata do ta aktivizojnë klauzolën e blerjes së tij për shumën e 10 milionë eurove.

Asllani iu bashkua Inter-it në verën e kaluar si huazim që iu kushtoi 4.5 milionë euro, derisa në marrëveshje ishte edhe blerja e kartonit të tij, që tani është aktivizuar.

Kontrata e futbollistit të lindur në Elbasan do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Kujtojmë që Asllani deri më tani ka luajtur në 20 ndeshje me nënkampionët e Italisë, por nuk ka arritur të lërë gjurmë.

Megjithatë, ai pëlqehet shumë nga trajneri i Inter-it, Simone Inzaghi dhe pritet të jetë një nga futbollistët e së ardhmes te skuadra zikaltër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore