Teknologji

Inteligjenca artificiale është këtu dhe po rrezikon punën tuaj


Inteligjenca artificiale (AI) është aq premtuese, sa që Microsoft ka njoftuar se do të bëjë një “investim shumëvjeçar, shumë miliarda dollarësh” në teknologjinë revolucionare, e cila po bëhet ‘më e zgjuar’ çdo ditë e më tepër.

Rritja e inteligjencës së kësaj makinerie mund të lë pa punë shumë punëtorë që paguhen mirë, paralajmërojnë ekspertët.

“AI po zëvendëson shumë punonjës. Unë mendoj se askush nuk mund ta ndalojë këtë”, tha Pengcheng Shi, profesor i asociuar në departamentin e informatikës dhe shkencave të informacionit në Institutin e Teknologjisë në Rochester, SHBA.

Në fillim të këtij muaji, doli se publikimi i konsumatorëve CNET kishte përdorur AI për të gjeneruar histori që nga fundi i vitit të kaluar – një praktikë e vënë në pauzë pas reagimeve të ashpra në mediat sociale.

Tashmë, AI po përmirëson disa fusha, veçanërisht pas lëshimit të ChatGPT, një chatbot çuditërisht inteligjent i publikuar në nëntor që është falas për publikun.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore