Lajme

Inteligjenca amerikane zbulon përpjekjet e Emirateve për të ndikuar në politikën e SHBA-ve


Një raport i klasifikuar i inteligjencës amerikane detajon përpjekjet e ndërmarra nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të ndikuar në politikën amerikane.

Kjo sipas një artikulli nga “Washington Post” publikuar së fundmi.

I shkruar nga Këshilli Kombëtar i Inteligjencës, raporti thotë se Emiratet për vite me radhë – nëpër administrata të shumta presidenciale – në mënyrë të paligjshme dhe legale janë përpjekur të formësojnë politikën amerikane.

“WP” citoi tre burime anonime që kanë lexuar raportin, të cilin këshilli ua ka treguar politikëbërësve javët e fundit.

Ata që e njohin raportin thanë se ai përfshinte masa ndikuese të njohura për zyrtarët e sigurisë kombëtare, por edhe operacione që “ngjasojnë më shumë me spiunazhin”.

Sipas raportit, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë shpenzuar mbi 154 milionë dollarë për lobistët që nga viti 2016 dhe miliona të tjera për donacione për universitetet amerikane.

Këshilli Kombëtar i Inteligjencës, një krah analitik i komunitetit të inteligjencës amerikane, nuk i është përgjigjur publikisht raportit.

Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në SHBA, Yousef Al Otaiba, tha se ai ishte “krenar për ndikimin dhe pozicionin e mirë të Emirateve të Bashkuara Arabe atje”.

Ekspertët që folën për prestigjiozen amerikane u habitën që qeveria amerikane shqyrtoi në mënyrë kritike veprimtarinë e një aleati të ngushtë.

“Komuniteti i inteligjencës amerikane në përgjithësi qëndron i pastër nga çdo gjë që mund të interpretohet si studim i politikës së brendshme amerikane”, tha për gazetën Bruce Riedel, një bashkëpunëtor i lartë në Institutin Brookings, i cili shërbeu në Këshillin Kombëtar të Inteligjencës në vitet 1990.

Ai shtoi se të bësh diçka të tillë në një fuqi miqësore është gjithashtu unike.

“Është një shenjë se komuniteti i inteligjencës amerikane është i gatshëm të përballet me sfida të reja”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore