Pajisje

Intel e shtyn ceremoninë për fabrikën në Ohio, shkaku i mungesës së fondeve qeverisëse


Intel po shtyn ceremoninë e hapjes së themeleve për objektet e saj të planifikuara për prodhimin e çipave në Ohio, sepse qeveria amerikane nuk i ka dhënë ende fonde, konfirmoi kompania për The Verge.

Ceremonia, e cila fillimisht ishte caktuar për t’u zhvilluar më 22 korrik, është shtyrë në një përpjekje të mundshme për të shtyrë qeverinë e SHBA-ve drejt miratimit.

Intel në fillim të këtij viti njoftoi publikun për planet e saj 20 miliardë dollarësh për ndërtimin e dy fabrikave në New Albany të Ohio, duke thënë se zgjerimi potencial në tetë impiante do të “varet shumë nga financimi prej Aktit CHIPS.

Akti CHIPS ka synim dhënien e fondeve prej 52 miliardë dollarëve për kompanitë teknologjike, duke përfshirë këtu edhe Intel, për promovimin e prodhimit të çipave në SHBA.

Ndërsa Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve kanë miratuar versionet e tyre për këtë ligj, por që finalizimi ka ngecur në Kongres.

Intel u tha ligjvënësve amerikanë dhe zyrtarëve të qeverisë, se shtyrja e ceremonisë po ndodh për shkak të paqartësive të krijuara nga ta në lidhje me Aktin CHIPS.

Në deklaratën e dhënë për The Verge, zëdhënësi i Intel tha se “fushëveprimi dhe ritmi” i këtij projekti varet në fondet e Aktit CHIPS.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore