Pajisje

Intel bënë publik çmimin e Arc A750


Më herët gjatë kësaj jave, Intel më në fund bëri publike çmimet e A770 GPU. Ndërsa kompania gjithashtu bëri publike detaje shtesë për pajisjen më të lirë A750 GPU e gjithashtu edhe më shumë informata për A770.

A750 është një opsion më i lirë i serisë premium Arc 7 të Intel, e cila vije menjëherë pas pajisjes kryesore A770.

Karta e re grafike A750 do të ketë një çmim fillestar prej 294 eurove, dhe do të jetë në dispozicion prej 12 tetorit së bashku me A770 e cila do të ketë çmim prej 335 eurove, raporton GSM Arena.

Intel gjithashtu njoftoi se varianti Limited Edition i dizajnuar me porosi i A770 me memorie 16 GB do të kushtojë 355 euro.

Në fakt Intel pretendon se A750 është mesatarisht 6% më i shpejtë se 3060 në 1440p duke përdorur një përzierje titujsh që ekzekutojnë API të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore