Aplikacione

Instagram-i, shtesë të re te profili


Media sociale, Instagram, ka prezantuar një karakteristikë të re në aplikacion që lejon përdoruesit të shfaqin pranë emrit deri në katër përemra me një tekst ngjyrë gri të zbehtë.

Engadget, faqe kushtuar të rejave teknologjike, tregon se aktualisht opsioni është i disponueshëm në disa vende të përzgjedhura, të cilat janë anglishtfolëse, por që kompania planifikon ta zgjerojë karakteristikën edhe në vende të tjera.

Një tjetër faqe, Mashable, tregon se Instagram-i ka ndërmarrë një seri hapash për të parandaluar këtë funksion të ri të përdoret për ngacmime. Një prej tyre është mundësia që të zgjidhet vetëm prej përemrave të sugjeruar në aplikacion.

Njëkohësisht, përemrat mund të bëhet të fshehura për përdoruesit e tjerë që nuk janë ndjekës së profilit dhe se rezulton të jetë një cilësim i paracaktuar për përdoruesit nën moshën 18 vjeç

Vetë Instagram-i, në një postim në platformën Twitter ka njoftuar se me kalimin e kohës do të azhurnojë vazhdimisht listën e termave. Gjithashtu inkurajon përdoruesit që nuk i gjejnë dot përemrat e tyre të preferuar, të paraqesin sugjerime përmes formularit të kërkesës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore