Aplikacione

Instagram-i gjobitet me 405 milionë euro për shkelje të privatësisë së të dhënave të fëmijëve


Në Irlandë, rregullatorët e kanë gjobitur platformën Instagram me 405 milionë euro për shkeljen e privatësisë së fëmijëve.

Ankesa kishte të bënte me të dhënat e fëmijëve, veçanërisht numrat e tyre të telefonit dhe adresat e email-it.

Sipas kompanisë mëmë, Meta, plani është për ta apeluar vendimin.

“E miratuam vendimin përfundimtar të premten e kaluar dhe ai përmban një gjobë prej 405 milionë euro”, ka njoftuar Komisioneri i Mbrojtjes së të Dhënave të Irlandës (DPC).

Por një zyrtar i Meta-s ka thënë se ky hetim u fokusua në cilësimet e vjetra që janë përditësuar më shumë se një vit më parë.

Dhe se që atëherë janë nxjerrë shumë veçori të reja për të ndihmuar në mbajtjen e adoleshentëve të sigurt dhe informacionin e tyre privat.

“Çdokush nën 18 vjeç e ka automatikisht llogarinë e tij private kur i bashkohet Instagram-it, kështu që vetëm njerëzit që njohin mund të shohin se çfarë postojnë dhe të rriturit nuk mund t’u dërgojnë mesazhe adoleshentëve që nuk i ndjekin”, ka treguar ai.

Sakaq, ka thënë se kompania nuk është dakord me mënyrën se si është llogaritur kjo gjobë dhe synojmë ta apelojmë atë.

DPC-ja rregullon kompanitë e mëdha të teknologjisë me seli evropiane në Republikën e Irlandës.

Asnjëherë nuk ka dhënë një gjobë kaq të madhe për një shkelje të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të Bashkimit Evropian.

Kreu i politikave të sigurisë në internet, Andy Burrows, ka thënë për rastin se është “një shkelje e madhe që kishte implikime të rëndësishme mbrojtëse dhe potencial për të shkaktuar dëm të vërtetë te fëmijët që përdorin Instagram-in”.

“Vendimi demonstron se si zbatimi efektiv mund të mbrojë fëmijët në mediat sociale dhe thekson se si tashmë rregullorja po i bën fëmijët më të sigurt në internet”, ka vijuar ai.

Po ashtu ka vijuar se i takon kryeministrit të ri që të mbajë premtimin për t’u dhënë fëmijëve mbrojtjen më të fortë të mundshme duke dorëzuar plotësisht dhe pa vonesë Projektligjin e Sigurisë në internet.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore